Home POLITIKE Reagon Rama p...

Reagon Rama për inceneratorët: S’ka asnjë shpikje për të grabitur paratë tuaja

233
0

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish çështjen e inceneratorëve. Ndërsa i është përgjigjur një komentuesi në rrjetet sociale, Rama shkruan se akuzat janë tymnajë si tymnajat e plehrave te Sharrës!

Replikat në facebook:

Arjan Shima: O njisho shif mor burrë se po ikin paratë tona po zhduken pa lënë gjurme neper keto te ashtequajtura incineratore …kush e shpiku ne shqiperi kete menyre grabitje te parave Tona …a e di ku eshte cudia me ju zoti kryeminister se ju njihni edhe hajdutin e xhepave dhe nuk njihni skemen e vjedhjes me kete Stil mafioze

Edi Rama: Ardjan Shima ato te “ashtuquajtura inceneratore” jane impiante moderne trajtimi te mbetjeve, te cilat jane investime te medha per te shpetuar zona te tera te banuara nga plehrat, nderkohe qe ketu s’ka asnje shpikje per te grabitur parate e tua, po ka nje shpifesire politike shifrash marramendese e akuzat monstruoze, nderkohe qe gangrenat mjedisore te plehrave si puna e Sharres jane mbyllur dhe rete toksike te tymit nga djegia e tyre ne natyre jane zhdukur!

Eshte arrestuar nje ish-minister me akuzen per marrje parash nga kompania dhe per kete drejtesia do te thote fjalen e saj patjeter, por kjo eshte ceshtje pergjegjesie individuale para ligjit! Kurse te thuash qe na qenkan vjedhur qindra miliona euro, kur veprat jane aty e kur puna e bere eshte para syve, e kur ato qindra miliona euro nuk jane hicasfare as ashtu e as aq sa thuhen, kjo eshte nje tymnaje te cilen faktet reale dhe procesi i nisur nga organet reale hetimore, pertej farses se shpifur te vulehumburve politike, do ta tresin njesoj si tymnajat e plehrave te Sharres!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit