Home Sporti Real Madrid g...

Real Madrid gati ti “grabisë” Manchester City-it dy super yje

88
0

Real Madrid po mendon të bëjë afrime të rëndësishme nga Manchester City. Emri i parë që ndiqet me shumë interes është Joao Cancelo, teksa në Spanjë besojnë se portugezi mund të jetë një afrim i madh për shifrën e 50 milionë eurove.

Ai mund të luajë në të dyja krahët, si në të majtë, apo në të djathtë, duke qenë një alternativë shumë e mirë dhe për Carvajal dhe Mendy.

Emri tjetër shumë i njohur, është Erling Haaland, i cili ëndërron që të veshë fanellën e bardhë një diitë. Një lëvizje që mund të ndodhë në vitin 2024, kur dhe të aktivizohet klauzola prej 180 milionë eurosh.

Sulmuesi norvegjez mund të jetë zëvendësuesi ideal i Benzema, i cili në atë kohë do të jetë plotë 37 vjeç. Dy lëvizje të studiuara në mënyrën më të mirë nga ekipi madrilen, që mund të konkretizohen në dy sezonet në vijim. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit