Home Sporti Reali bën gat...

Reali bën gati kontratën 6 vjeçare për Mbape dhe klauzolën 1 miliard euro

109
0

Kylian Mbappe verën e ardhshme më në fund do të bëjë ëndrrën realitet për t’u bërë pjesë e Real Madridi. Sulmuesi francez do të luajë dhe këtë sezon me PSG për të respektua kontratën që i skadon më 30 qershor.

Nga muaji janar sulmuesi francez është i lirë të nënshkruajë me cilin klub të dojë dhe mediat në Paris raportojnë se Mbappe është gati të firmosë një kontratë 6-vjeçare me “Los blancos”, nga e cila do të përfitojë 30 milionë euro pagë vitin e parë dhe nga 20 milionë euro neto në 5 vitet në vijim.

Florentino Perez synon ta blindojë sulmuesin francez jo vetëm me një kontratë afatgjatë, por edhe me një klauzolë stratosferike prej plot një miliardë eurosh, aq sa e ka pasur dikur Cristiano Ronaldo dhe e kanë aktualisht Bale e Benzema. Në këtë mënyrë Reali do të ketë pushtetin e plotë për të vendosur për të ardhmen e Mbappe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit