Home Sporti Reali e nis m...

Reali e nis me humbje vitin 2022, mundet nga Getafe (VIDEO)

127
0

Nis në mënyrën më të keqe të mundshme viti 2022 për Real Madridin. Skuadra e Ancelottit pësoi një humbje të papritur 1-0 në transfertën ndaj Getafes.

Dueli nisi në malore për Los Blancos, që e panë veten në disvantazh që në minutën e 9-të. Enes Unal u tregua mjaft i zgjuar duke përfituar nga një gabim i Militaos për ta dërguar topin në rrjetën e Courtois.  Real Madridi më pas tentoi me të gjitha mënyrat që të gjente golin e barazimit, por do të gjente vetëm shtyllën.

Reali mbetet në krye të renditjes edhe pas kësaj disfate me 46 pikë. 8 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Sevilla, por këta të fundit kanë dy ndeshje më pak të luajtura. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit