Home Rajoni Reciprociteti...

Reciprociteti, tension në veri të Kosovës

24
0

Nga 1 gushti do të funksionojë reciprociteti në kufirin me Serbinë, kjo duke penguar hyrjen e shtetasve serb pa një fletë-dokument për hyrje-dalje në vend, si dhe ai për fillimin e procesit të heqjes së targave jo zyrtare nga automjetet, po shkakton tension në zonat e banuara nga komuniteti serb.

Vendimet nuk janë pritur mirë në Beograd, teksa autoritetet serbe kanë deklaruar publikisht që nëse nuk tërhiqet nga këto dy vendime, atëherë zyrtarët serbë në Kosovë do të nisin formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Serbët e veriut të Kosovës kanë bllokuar me kamionë rrugën në afërsi të pikës kufitare të Jarinjës, në Leposaviq, ku pasagjerët po këshillohen që të kthehen në drejtim të Serbisë. Ndërkohë, bllokada të ndryshme sinjalizohen në aksin Prishtinë-Rashkë, pikërisht në Rudarë të Zveçanit, dhe në aksin Bërnjak-Mitrovicë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit