Home POLITIKE Regjistrimi i...

Regjistrimi i PD-së në zgjedhje shkon në KAS. Fati i Berishës në dorën e ’’armikut’’, Ilirjan Rusmajlit

607
0

Këtë të dielë, në KQZ u mbajt shorti për zgjedhjen e relatorëve për të trajtuar ankimimin e dorëzuar nga PD e Berishës dhe ajo e Alibeajt. Si përfundim, për ankimimin e bërë nga PD-ja e Berishës është caktuar Ilirjan Rusmajli. Ndërsa për ankimimin e PD-së së Alibeajt, u caktua Elvis Çefa. Enkelejd Alibeaj ankimoi vendimin e Ilirjan Celibashit pasi i kërkoi Lulzim Bashës që të plotësojë dokumentet për regjistrim

Përplasja e Berishës me Rusmalin

Në 30 tetor 2012, Ilir Rusmali, si kryetar i Komisionit të Ligjeve, hodhi poshtë një propozim të qeverisë Berisha për ndryshimin e ligjeve për përgjimet, duke nxjerrë jashtë loje gjykatën. Ligji synonte legalizimin e përgjimeve dhe madje nxjerrjen jashtë kontrollit të këtij procesi sensitiv.

Ilir Rusmali në tetor të vitit 2014, pranoi se krisja me Berishën erdhi për shkak të ligjit për përgjimet. Fati i Berishës do të varet nga ai që fillimisht e kishte bashkëpunëtor, por që pastaj e nxori nga partia.

Berisha e përjashtoi Rusmalin nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2013, duke e larguar nga Parlamenti dhe ndërprerë karrierën politike. Rusmali u përjashtua gradualisht edhe nga strukturat e Partisë Demokratike. Në zgjedhjet e 2017, Rusmali u la sërish jashtë listës së kandidatëve për deputetë të PD.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit