Home Aktualitet Rekord histor...

Rekord historik, 5.2 milionë të huaj në Shqipëri në 7 muaj

22
0

Si kurrë më parë, një milion e 210 mijë turistë të huaj më shumë hynë në vendin tonë në 7 muajt e parë të vitit, për një total prej 5.2 milionë vizitorësh. Sipas të dhënave të INSTAT, vetëm në korrik hynë 1.7 milionë pushues nga Kosova, rajoni, Italia dhe shtete të tjera. Ndërsa nga ajo çfarë raportojnë bizneset dhe pikat e kalimit kufitar, edhe Gushti pritet të ketë pasur të njëjtën ecuri pozitive.

Të huajt që hynë në territorin shqiptar u rritën me 30.6% më shumë se një vit më parë. Sipas ekspertëve, me këto ritme turizmi pritet të rrisë ndjeshëm impaktin pozitiv në ekonomi.

Më shumë turistë, por edhe më shumë shqiptarë që dalin nga vendi për pushime, vizita apo punë. Në 7 muajt e parë të vitit janë regjistruar 3.7 milionë dalje nga vendi, 21% më shumë se në 2022-in.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit