Home Aktualitet Rikthimi i Me...

Rikthimi i Metës, Elisa Spiropali: Të dalë në rrugë

155
0

Më 25 korrik, Ilir Metës i mbaron mandati si President i Shqipërisë pas një mandati 5-vjeçar. Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, thotë se Meta nuk ka dalë asnjëherë nga politika, pavarësisht pozicionit të tij si president i vendit.

”Ilir Meta nuk u ngrit asnjëherë në lartësinë e detyrës dhe atë pozicion të lartë e përdhosi me vetëdije të plotë. Meta po shkon aty ku ka qenë gjithmonë. Aty ka qenë, ta gëzojë. Ne i kemi bërë komentet për Metën me votë, pse ai duhej të shkarkohej si president.

Sot ai nuk është president, por një kandidat për të drejtuar opozitën, të dalë aty ku ishte së bashku me Sali Berishën në rrugë duke ngritur flamujt e rreckosur të sovranitetit të shtirur dhe betejës antikorrupsion të dy njerëzve të damkosur publikisht për korrupsion.

Vota për LSI-në e dëshmoi në vitin 2021 sesa Meta shërbeu si president, duke rrënuar besueshmërinë e opozitës në atë kohë dhe rezultatet janë të qarta. Ata sot nuk kanë as grup parlamentar. Kjo nuk është punë e jona, të bëjnë atë që kanë bërë gjithmonë, por Shqipërinë ata nuk e marrin dot peng”,-tha në ”A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit