Home Aktualitet Roli i shoqër...

Roli i shoqërisë civile në politikbërje, organizohet edicioni i 8-të i Tirana Connectivity Forum

58
0

Prej tre ditësh po zhvillohet edicioni i 8-të i Tirana Connectivity Forum, duke bërë bashkë vendimmarrës, politikanë, financierë, think tanke, institucione të BE-së dhe grupe interesi nga e gjithë Evropa Juglindore dhe nga Bashkimi Evropian.

Mes shumë panelesh, përfaqësuesish të organizatave ndërkombëtare dhe joqeveritare nga rajoni dhe Evropa, u diskutua mbi rolin dhe kontributin e shoqërisë civile për krijimin e institucioneve të shëndetshme dhe politikbërjen demokratike.

Pjesëmarrësit në këtë forum u fokusuan mbi nxitjen e llogaridhënies institucionale; bashkëpunimin me BE-në; ndërtimin e partneriteteve gjithëpërfshirëse për politikbërje efikase; bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian nga zgjerimi në kohezion.

“Çdo ditë punojmë me vizionin se puna jonë me Tirana EYC 2022 dhe të rinjtë nuk mbaron këtu; punojmë me sigurinë për të garantuar që Tirana dhe Shqipëria të jenë Kryeqyteti i të Rinjve çdo vit”, tha Aspasjana Kongo, Koordinatore e Përgjithshme e Tirana EYC 2022, Kongresi Rinor Kombëtar.

“Sfida kryesore për ne në rrugëtimin e Tirana EYC 2022 ishte të përfshijmë të rinjtë aktivë në të gjitha fazat e para të punës sonë. Krijimi i strukturës dhe hapësirave të duhura ka mundësuar të ofrojmë mundësi konkrete për të rinjtë profesionistë të Shqipërisë”, tha Dafina Peci, Drejtoresha Ekzekutive e Kongresi Rinor Kombëtar.

TCF 2022 organizohet nga Cooperation and Development Institute,Kongresi Rinor Kombëtar, Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien, Hanns-Seidel-Stiftung, Heinrich-Böll-Stiftung, Regional Cooperation Council-RCC, dhe këtë vit vjen edhe në kuadër të Tirana European Youth Capital 2022 dhe European Year of Youth.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit