Home Bota Roma barazon ...

Roma barazon me Venezian, rrezikon një vend në Europë

70
0

Pas humbjes 2-0 me Fiorentinen, Roma mori një tjetër rezultat zhgënjyes në Serie A pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Venezian.

Në një “Olimpico” të mbushur me tifozë, vetëm 50 sekonda lojë i kanë mjaftuar miqve që të kalonin në avantazh me Okereke, i cili përfitoi dhe nga një gabim i mbrojtjes së verdhekuqve për të dërguar topin në rrjetë.

Gjërat për Venezian u vështirësuan dhe më shumë kur në minutën e 32-të mbetet me 10 lojtar. Pavarësisht superioritetit numerik skuadra e Jose Mourinho-s e gjeti golin e barazimit vetëm në minutën e 76 me Shomurodov.

Një pikë që nuk vlen aspak për kryeqytetasit e Italisë pasi tani rrezikojnë të luajnë në Kupat e Europës edicionin tjetër dhe shpresat I kanë vetëm nëse fitojnë në finalen e Conference League.

Roma është në vendin e gjashtë me 60 pikë, ndërsa Venezia është e rënë nga Kategoria pasi pozicionohet e fundit me 26 pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit