Home Sporti Ronaldo: Nuk ...

Ronaldo: Nuk kam ardhur për pushime te United, do jem për 3-4 vite këtu!

94
0

Cristiano Ronaldo nuk është transferuar për pushime në “Old Trafford” dhe se synon debutimin që këtë fundjavë kundër Newcastle. Legjenda portugeze këmbëngul se është i uritur për të fituar trofe përpara debutimit të tij të dytë në Man Uited.

“Asnjëherë nuk kam menduar se do të kthehesha përsëri, por jam shumë krenar, kaq i emocionuar dhe mezi pres të filloj në mënyrën më të mirë. Unë jam shumë i lumtur, familja ime është e lumtur, fëmijët e mi, të gjithë.

Djemtë e rinj të rinj kanë potencial të madh dhe unë jam përsëri këtu për të fituar dhe për të bërë histori. Njerëzit këtu janë të ndryshëm. Kur preka aeroportin ditën tjetër, ndjeva emocionin. Nuk është vetëm sepse jam lojtar i United,ata më panë të rritem këtu në moshën 18-vjeçare, pasioni im dhe gjithçka. Kështu që ndihem shumë emocional, me dëshirë dhe energji të mirë.

Unë nuk jam këtu për pushime. Më parë ishte mirë, duke fituar gjëra të rëndësishme dhe unë e kisha veshur fanellën shumë vite më parë, por jam këtu për të fituar përsëri. Jam gati dhe mendoj se do të jem një gjë e madhe në tre ose katër vitet e ardhshme”, deklaroi Ronaldo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit