Home Aktualitet Rrëzohet punë...

Rrëzohet punëtori i ndërtimit në Laç, niset me urgjencë te Trauma

19
0

Një 43-vjeçar është rrëzuar teksa ka qenë duke punuar në një ndërtesë në Laç. Për pasojë D. M., banues në Lushnjë ka marrë dëmtime në trup.

Sipas policisë 43-vjeçari, aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

“Më datë 16.09.2021, shtetasi D. M., 43 vjeç, banues në Lushnjë, duke punuar në një ndërtesë në qytet Laç është rrëzuar dhe si për pasojë ka marrë dëmtime në trup. Aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit