Home Aktualitet Rritja e çmim...

Rritja e çmimeve/ Berisha: Rama mbushi arkat, por nuk u ktheu gjë qytetarëve

28
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, këtë të martë zhvilloi në takim me banorët në Grmash. Ai akuzoi dhe tha se kryeministri Edi Rama mbushi arkat me rritjen e çmimeve, por nuk u ka kthyer asgjë qytetarëve. Për të Rama nuk jep asnjë ndihmë për biznesin pasi ka për politikë shpopullimin e vendit.

”Sot deklaronte se arka është mirë. Shumë e thjeshtë pse arka është mirë, sepse çmimet u 2-3 fishuan dhe për rrjedhojë të ardhurat nga TVSH, u 2-3 fishua, por ku u mor ajo. Ua mori ju, te ju e mori atë taksë, demokratë, socialistë që të gjithë.

Ju e paguat atë. Por sa ju ktheu. Kjo ka ndodhur edhe në vende të tjera, por çfarë kanë bërë qeveritë e tjera. Ua kanë kthyer qytetarëve. Sepse ajo është marrë direkt nga xhepat tuaj, në çdo kile djathë, çdo litër naftë, çdo litër qumësht. Ju e keni blerë më shtrenjtë, TVSH ka qenë më e madhe. Të tjerët ua kanë kthyer.

Kosova ua ktheu 100 euro çdo pensionisti, sepse çdo pensionist bleu me çmime më të rritura dhe 30% më të ulëta në Shqipëri. Kosova i dha 100 euro çdo studenti, e dyfishoi ndihmën ekonomike. Dhe i dha 50 euro çdo punonjësi në administratë. I dha 400 euro për hektarë grurë çdo fermeri, sepse i mori nga nafta. Po ky kujt ja dha, ky dha 10%, qesharake. 3 mijë lekë pensionistë e 10 mijë lekë ndihmë ekonomike”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit