Home Sporti Sarrit drejt ...

Sarrit drejt marrjes së drejtimit të Lazios, kërkon me vete edhe Hysajn

6
0

Maurizio Sarri është shumë pranë marrjes së drejtimit të Lazios. Tratatvë në fazë shumë të avancuar, dhe gjithçka mund të vendoset në orët e ardhshme, megjithatë lajmi është edhe më i rëndësishëm për publikun shqiptar, pasi nëse merr drejtimin e Lazios, Sarri ka kërkesat e tij edhe në lidhje me projektin teknik, dhe emri i parë që dëshiron të marë me vete në kryeqytet është ai i Elseid Hysajt.

Pas 5 viteve në të cilët bardhekaltërit janë rreshtuar me 3-5-2, do të kalojë te 4-3-3 apo 4-3-1-2, modulet e preferuar të ish trajnerit të Napolit e Juventusit. Për të realizuar projektin e tij taktik, Sarri i ka shpjeguar Tares kërkesën për të bërë të paktën pesë përforcime, dy anësore, një mesfushor qendre, dhe një sulmues krahu që mund të bëjë edhe trekuartistin por edhe sulmuesin e qendrës.

Emrat e parë që janë diskutuar janë pikërisht ata të Elseid Hysaj dhe Lykogiannis. Futbollisti shkodran lirohet nga detyrimi kontraktual me Napolin dhe përfaqëson një objektiv të arritshëm. Hysaj ka marrë oferta edhe nga jashtë Italisë, por do të ishte i lumtur që të rikthehej të punonte me Sarrin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit