Home Sporti Shehi: Besojm...

Shehi: Besojmë te përmbysja, serioz para duelit dhe të qeshim në fund!

77
0

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit të turit të parë të Championsit ndaj Dudelange. Sipas strategut të bardhebluve humbja në duelin e parë erdhi në saj të disa faktorëve, ndërkohë që tashmë është optimist se episodet do të jenë në favorin e tyre.

”Kemi besim te forcat tona dhe te skuadra. Ka shumë faktorë që ndikuan që performanca e ndeshjes së parë nuk ishte pozitive, por kemi besim se nesër do të kryejmë një performancë shumë herë më të mirë.

Klubi ka qenë gjithmonë mbështetës i skuadrës, edhe në ndeshjet e kampionatit. Kjo mbështetje financiare nuk mungon, e kemi suportin financiar të klubit, presidenca e ka shprehur, por unë përqendrohem tek aspekti sportiv.

Skuadra ka avantazhin e vet, edhe për shkak të përmasave të fushës. Hera e parë që e pashë atë lloj stadiumi në Luksemburg, me ato përmasa. Flas me aq eksperiencë sa kam unë. Nesër luajmë në fushën tonë, ai shtet me potencial të madh ekonomik nuk ka një stadium si i yni. Shpresoj të shfrytëzojmë faktin që do luajmë në fushën tonë.

Shqetësimet për ndeshjen janë të mëdha. Duhet të kuptosh se çfarë ndodh që të reagosh. Shqetësimet i them përpara skuadrës, nuk i tregoj këtu. Jemi të qartë dhe të vetëdijshëm se çfarë duhet të bëjmë nesër.

Është e vërtetë që ne luajtëm ngadalë dhe lejuam kundërshtarin të luante shpejt. Këtë ndeshje të tregojmë që kundërshtari është i fortë, ose të jemi skuadër tjetër dhe ta bëjmë kundërshtarin të duket shumë i vogël.

Ana psikologjike ndikon te lojtarët dhe personat që janë ballë për ballë. Fjalët ndikojnë, por unë mendoj se ne duhet ta marrim me durim dhe qetësi ndeshjen nesër. Ndeshja mbaron për 90 minuta, ndoshta edhe më shumë. Duhet të kemi durim.

Lojtarët duhet të shijojnë ambientin dhe kompeticionin, duke vrapuar, duke luftuar dhe duke fituar duele. Të jemi seriozë përpara ndeshjes, të qeshim pas ndeshjes.

Në këtë klub nuk ka nevojë për ftesa për tifozët. Ata kanë qenë të mrekullueshëm, kanë qenë gjithmonë prezent. Ky klub nuk do ekzistonte pa praninë e tyre, jam i sigurt që do të jenë të shumë në stadium. Të bëjmë maksimumin tonë edhe për tifozët”, deklaroi Shehi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit