Home Sporti Shehi: Dueli ...

Shehi: Dueli ndaj Partizanit një provim që duhet fituar!

44
0

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi duke folur para mediave në prag të derbit ndaj Partizanit është shprehur i shqetësuar për gjendjen e dy lojtarëve të tij, veçanërisht e Ismajlgecit, aktivizimi ose i të cilit do të vendoset në momentin e fundit. Ai e cilësoi si një provim që duhet të kalohet ndaj “të Kuqve”.

“Situata me Covidin? Kemi probleme me virozat, me Ismajlgecin dhe Taulant Seferin. Situata e Ismajlegecit është më serioze, do të presim deri në momentin e fundit.

Çdo ndeshje është e vështirë, dihet që derbi ka specifikë të veçantë, nuk merren parasysh pozicionet e skuadrave. Fitorja në derbi ndryshon situatat, është një ndeshje që të gjithë presin me padurim. Jemi në një moment të mirë dhe shpresoj t’u bëjmë një dhuratë tifozëve dhe vetes për të shkuar me moral të lartë me pushime.

Futbolli është provim javë pas jave. Nesër, kemi provim në derbi, ndeshje që duhet ta fitojmë për shumë arsye, për pozicionin që kemi dhe traditën. Çdo futbollist duhet të japë më shumë se maksimumin e tij.

Derbi është ndeshje që vendoset edhe nga episodet. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përqendruar. Fitorja duhet të vijë me lojë, duhet të prodhojmë lojë për të marrë rezultat. Për trajnerët është lehtë, sepse lojtarët karikohen vetë. Ne mundohemi që të mos na rrëmbejë emocioni. Duhet të jemi të përqendruar në fushën e blertë dhe të mos na marrë euforia apo të ndikohemi nga tifozët.

Faza e parë, me momentin ku jemi, ndryshon. Rasti konkret është Partizani, ata mendojnë që duhet të kishin më shumë pikë. Mendoj se çdo skuadër ka marrë pikët që ka merituar. Partizani në çdo situatë të krijon vështirë edhe për shkak të traditës. Meriton respekt, nuk duhet të mendojmë për pikët që ka, por për organikën që ka”, u shpreh Shehi.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit