Home Bota Shokë klase n...

Shokë klase në fillore, postimi prekës i kryeministrit kanadez për Matthew Perry

25
0

Chandler i “Friends”, që tronditi botën me vdekjen e papritur dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau kanë qenë shokë klase në fillore.

Ky i fundit ka shkruar një status lamtumire në X për aktorin e ndjerë.

“Nuk do t’i harroj kurrë lojërat në oborrin e shkollës që luanim dhe e di që njerëzit në mbarë botën nuk do ta harrojnë kurrë gëzimin që u solle atyre. Faleminderit për të gjitha të qeshurat, Matthew. Ti ishe i dashur – dhe do të mungosh.”

Gjatë një interviste në Jimmy Kimmel Live në mars 2017 Matthew tregoi se ai dhe një shok rrahën kryeministrin e ardhshëm kur ishin në klasën e pestë.

Ne të dy e rrahim atë. Mbaj mend se ai po shkëlqente në një sport që ne nuk ishim të mirë, kështu që ishte xhelozi e pastër. Mendoj se ai ishte i vetmi fëmijë në shkollë që mund ta rrihnim. … Unë nuk po mburrem për këtë. Kjo është e tmerrshme. Unë isha një fëmijë budalla. Nuk doja ta rrihja atë.”

Më tej me humor vijoi: “Mendoj se kam qenë shumë i rëndësishëm në arritjen e tij për t’u bërë kryeministër. Ai mund të ketë thënë me vete: “Unë do të ngrihem mbi këtë dhe do të bëhem kryeministër”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit