Home KRYESORE Shqipëria son...

Shqipëria sonte kërkon mrekullinë në Wembley (Londër)

159
0

Kombëtarja shqiptare sonte do të luajë në “Wembley” (Londër) për të shkruar historinë në eliminatoret që kanë prodhuar më shumë pikë se gjithmonë. Kuqezinjtë do të zbresin në fushë pa emocionet negative, por me krenarinë kuqezi në një impiant gjigant me 95 mijë të pranishëm (më shumë se 4 mijë shqiptarë).

Trajneri Reja në konferencën për shtyp para ndeshjes evidentoi se Kombëtarja jonë do të zbresë në fushë pa frikë dhe me synimin për të lënë gjurmë.

Shqipëria nuk ka shënuar ende një gol në tokën angleze kundër “Tre Luanëve”, duke humbur 5-0 në “Wembley” në prill 1989 dhe 2-0 në shtator 2001 në “St. James Park” në Njukasëll. Në sfidën e 1989-ës Shqipëria shënoi një eurogol me Domollarin, por arbitri e anuloi.

Formacioni i  Anglisë – Në portë si zakonisht do të luajë Pickford, kurse nga krahët e prapavijës pritet ta nisin nga fillimi Walker dhe Chilwell. Maguire konfirmohet në qendër të mbrojtjes, ndërkohë që ka një vend edhe për Stones. Philips dhe Henderson janë projektuar titullarë në mesfushë. Foden dhe Sterling do të mbështesin Harry Kane.

Image

Formacioni i Shqipërisë – Trajneri Reja ka surprizuar duke aktivizuar nga minuta e parë Strakoshën dhe jo Berishën që ishte parashikuar. Veseli është ai që zëvendëson Gjimshitin e dëmtuar në prapavijë, ndërsa Bajrami kthehet përsëri mes titullarëve, për të luajtur pas krahëve të dyshes Uzuni dhe Cikalleshi. Armando Broja do ta nisë ndeshjen nga stoli.

Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Hysaj, Trashi, Bare, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi.

“Daily Mail” kërkon kujdes nga Broja

Kombëtarja kuqezi ka thirrur edhe talentin që është në pronësi të Chelsea-t Armando Broja dhe që ka treguar një formë shumë të mirë këtë sezon te Southampton. Për Brojën ka shkruar tabloidi i njohur “Daily Mail”.

“1.90 metra, Broja është i gjatë, atletik, me një ndryshim ritmi dhe gatishmëri për të vrapuar pas mbrojtjes. Ai ka një sy për golin dhe aftësinë për të përfunduar me këmbë ose me kokë. Ronaldo është idhulli i tij”, shkruan “Daily Mail”.

 

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit