Home Aktualitet Si do jetë op...

Si do jetë opozita në Parlament? Mziu: Mund të shkojmë edhe në grevë urie

49
0

Deputetët e PD-së së Berishës janë të vendosur për të mos u dorëzuar. Deputeti Xhelal Mziu, thotë se nëse nuk do ketë reflektim nga PS-ja, opozita do përshkallëzojë qëndrimin e saj duke shkuar në grevë urie.

“Ne nuk jemi futur dhe po bëjmë zhurmuesin, struktura e grupit të deputetëve të opozitës, kemi informuar ambasadat, kemi dhënë bazat ligjore, po informojmë dhe strukturat ndërkombëtare që janë të interesuar për funksionimin normal të parlamentit. Ne i kemi të përcaktuara kërkesat; bëni miratimin e këtyre komisioneve. Nëse nuk ngrihen komisionet mund të shkojmë edhe në grevë urie, derisa sak kryeministri e mazhoranca të mësojnë që duhet respektohet kushtetuta dhe rregullorja e parlamentit”.

Për kaosin e krijuar një ditë më parë në parlament, Mziu deklaroi se dy prej gardistëve ishin të armatosur. Lajm ky që është konfirmuar edhe nga Berisha, por që është mohuar nga Garda e Republikës.

“Kemi tentuar të bllokojmë funksionimin e parlamentit pas mohimit të komisioneve hetimore. Dita e djeshme na imponoi veprime të tilla, sjellja e gardës na imponoi. Dy prej gardistëve ishin të armatosur”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit