Home Bota Sirena alarmi...

Sirena alarmi në gjithë Ukrainën pas sulmeve të Rusisë, ikin dhe dritat

2527
0

Pas pretendimeve të së dielës nga Zelensky se ushtria ka rimarrë nën kontroll territore të tëra të pushtuara më parë nga Rusia, Moska duket se ka reaguar.

Në orët e mbrëmjes së sotme sirenat e alarmit kanë rënë thuajse në të gjithë territorin e vendit.

Media ukrainase Nexta raportoi se ka pasur sinjalizime për sulme me raketa në disa zonë. Mendohet se raketat janë nisur nga Deti i Zi. Ndërkohë, ka pasur edhe ndërprerje masive të energjisë elektrike, kryesisht në lindje të vendit.

Zelensky reagoi duke thënë se Rusia është përgjegjëse për errësimin total të Ukrainës lindore. Në anën tjetër, ushtria e Ukrainës pretendon se ka avancuar deri në Hoptivka, një pikë kufitare mes Ukrainës dhe Rusisë në rajonin e Kharkiv.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit