Home Sporti Southampton f...

Southampton fiton me vuajtje në FA Cup, Broja nuk lë gjurmë për 78 minuta (VIDEO)

152
0

Southamptoni është kualifikuar me shumë vështirësi në raundin e 1/16-va të kompeticionit më të vjetër të futbollit në planet, FA Cup. Armando Broja u aktivizua deri në minutën e 78-të, por skuadra e tij fitoi 3-2 në kohën shtesë ndaj Swansea në ndeshjen e luajtur në Cardiff.

Miqtë luajtën me një lojtar më për shkak të ndëshkimit të Valery me karton të kuq në minutën e 30-të.

Miqtë nga Hampshire kaluan në minutën e tetë me Redmond, duke dhënë përshtypjen e një fitoreje të lehtë, por gjithçka u komplikua kur Valery mori ndëshkimin maksimal, pas një ndërhyrjeje si mbrojtës i fundit.

Piroe i Sëansea-t barazoi rezultatin në minutën e 77-të, duke e çuar ndeshjen në shtesë. Autogoli i Bednarek (95’) kaloi në epërsi skuadrën uellsiane, por futbollistët e Southamptonit reaguan me dy gola të shpejtë të shënuar nga lyounoussi (96’) dhe Long (102’), duke fituar në fund 2-3.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit