Home Kronike SPAK kërkon s...

SPAK kërkon shoqërimin e detyrueshëm të Ramazan Rrajës

107
0

Urdhri i SPAK-ut për shoqërimin e detyrueshëm të Ramazan Rrajës, nipit të deputetit socialist Rrahman Rraja, ka dërguar dy herë Policinë e Shtetit në zonën e Niklës, në Fushë-Krujë, në ditët e fundit.

Për shkak të sekretit hetimor, SPAK nuk konfirmon se për cilin hetim do të japë shpjegime Rraja, apo nëse ndaj tij ka një masë sigurie në mungesë.

Më herët, Ramazan Rraja është kërkuar për të dhënë deklarime mbi masakrën në mbikalimin e Fushë-Krujës, në qershor 2022, ku u vra Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit