FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alban Meha bëhet me djalë, “Mirë se na erdhe Lounis!”

Alban Meha bëhet për herë të dytë baba.  Ai ishte grumbulluar me kombëtaren para ndeshjes me Armeninë, por nuk mori garanci nga Gianni de Biasi, për një vend titullari, dhe duke qenë se priste t’i vinte në jetë fëmija i dytë, u nis drejt Gjermanisë për t’i qëndruar pranë bashkëshortes së tij dhe për të festuar ardhjen në jetë të djalit. – “Mirë se na erdhe Lounis Meha,” – shkruan Albani gjatë  orëve të mbrëmjes së kaluar, kur edhe erdhi në jetë djali i tij i parë dhe fëmija i dytë, pas vajzës . Alban Meha aktivizohet në Bundesligë me Paderborn dhe mori urime të shumta, përveç familjarëve dhe të afërmve,  nga tifozët e skuadrës së tij, por sidomos nga tifozët Kuqezi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?