Dëmtimi horror i sulmuesit të Francës, rrezikon pjesëmarrjen në Botëror
Sulmuesi i Francës, Olivier Zhiru ka pësuar një dëmtim të frikshëm në ndeshjen miqësore që “gjelat” zhvilluan të shtunën në mbrëmje ndaj Amerikës.
Në minutën e 55-të, sulmuesi i Çelsi u përplas “kokë më kokë” me mbrojtësin e Amerikës, Matt Miazga dhe të dy përfunduan të shtrirë në fushë.
Një “lumë gjaku” në fushën e blertë krijoi mjaft panik te lojtarët dhe ai që e pësoi më keq ishte sulmuesi i Francës, që u detyrua të fashonte kokën. Të dy lojtarët dolën nga fusha e lojës, ndërkohë që sot priten edhe analizat nga spitali për gjendjen e sulmuesit francez që rrezikon Kupën e Botës.
KOHA JONË SONDAZH

