E pabesueshme, Abramoviç nuk e shet Çelsin as për 2 miliard euro

Roman Abramoviç nuk pranon që ta shesë për asnjë kusht Çelsin. Manjati rus ka refuzuar një ofertë të çmendur në vlerën e 2 miliardë e 278 milionë euro. Lajmi është publikuar nga mediat britanike, që i shtojnë një tjetër seri verës së nxehtë rreth bluve. Klubin londinez tentoi ta blinte 65-vjeçari Jim Ratcliffe, njeriu më i pasur i Britanisë së Madhe, pasuria e të cilit vlerësohet të jetë rreth 24 miliardë euro, më tepër se dyfishi i pasurisë që zotëron Abramovich.

Ratcliffe është i njohur si një tifoz i Mançester Junajtid, megjithatë në vitet e fundit ai ka qenë i pranishëm në mënyrë sistematike në tribunat e “Stamford Bridge”. Roman Abramovich, që në vitin 2003 e bleu Çelsin-n për afro 160 milionë euro, duket se e ka refuzuar ofertën për një arsye shumë të thjeshtë: manjati nuk ka ndërmend ta shesë klubin, pavarësisht problemeve me qeverinë britanike që i mohoi rinovimin e vizës, duke e detyruar të marrë shtetësinë izraelite për të zgjidhur pjesërisht problemin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?