Halep triumfon për herë të parë në “Roland Garros”, mbetet numri 1 në botë
Simona Halep triumfon në Roland Garros duke respektuar të gjithë pritshmërit e këtij turneu të madhe. Tenistja rumune mposhti 2-1 me përmbysje amerikanen Sloane Stephens duke bërë të vetin trofeun e “French Open”.
Halep bën kështu realitet ëndrrën e saj për të fituar një turne Slam, pas 3 finaleve të humbura në Roland Garros dhe një në Australian Open. Edhe pse aktualisht është numri 1 i botës në tenisin femëror 26-vjeçarja nga Constanta deri para finales ndaj Sloans në French Open nuk kishte fituar asnjë turne grand-slam në karrierë.
3-6 6-4 6-1 në favor Halep ishte rezultati i sfidës që rikuperoi një set dhe një game me break, një humbje e pritshme kjo për Sloans që pavarësisht disfatës nga kjo e hënë do të jetë numri 4 në botë.

KOHA JONË SONDAZH

