FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Humbja me Shqipërinë, trajneri armen Challandes: Ja pse e dhashë dorëheqjen!

Bernard Challandes është tërhequr nga posti i trajnerit të Armenisë pas vetëm një fitoreje të arritur në 10 ndeshje.  Ashtu siç ishte paralajmëruar nga federata armene, se në rast humbjeje me Shqipërinë, ai do të shkarkohej. Prandaj para vendimit të federatës, trajneri zviceran Bernard Challandes vendosi të largohej nga stoli armen, një ditë pas humbjes 1-2 që skuadra e tij pësoi në “Arena Ebasan” me kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni de Biasi.  – “E mora drejtimin e Armenisë një vit më parë dhe qëllimi im ishte të avancoja në finalet e Euro 2016,’  theksoi Challandes. – “Ishte një sfidë e madhe për mua. Ishte e qartësuar në kontratë, se duhet të merrnin sa më tepër pikë në këto eliminatore, ndryshe duhet të tërhiqesha. Tashmë gjërat janë më të qarta për mua,” – u shpreh trajneri armen, pas dorëheqjes që dha ditën e sotme. Pas katër ndeshjeve të para eliminatore, Armenia arriti vetëm një barazim, 1-1 me Serbinë, brenda fushës së saj, duke seleksionuar një pikë të vetme, tashmë me shanse thuajse zero për të pretenduar kualifikimin. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?