Interi befason Juven, ka gati rinovimin me Mauro Ikardin

Mauro Ikardi po vijon i qetë pushimet verore, në prani të bashkëshortes menaxhere Uanda Narës, por e ardhmja e tij mbetet një dilemë e madhe.  Drejtuesit e zikaltërve, mes shumë operacioneve, duhet të mendojnë edhe për rinovimin e kapitenit, për të mos e humbur më pas kundrejt 110 milionë eurove, aq sa është e parashikuar në klauzolën mes palëve.

“Gazetta dello Sport” raporton se Ausilio ka qetësuar Uandën, duke i thënë se ka gjetur tashmë paratë për të mbuluar diferencat në kuadër të Fair Play-t Financiar dhe se nuk rrezikon askush nga yjet e skuadrës. Interi ka ndërmend t’i ofrojë Ikardit një kontratë të re për 5 vitet e ardhshme, me një pagë prej 6.5 milionë eurosh, plus bonuse, duke bërë që në total të kapë rreth 8 milionë euro.

Një nga kushtet e pandryshueshme të Interit për të rinovuar, është heqja e klauzolës prej 110 milionë eurosh, ose rritja e saj në 150 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?