Juve e fiksuar pas Milinkoviç-Saviç, bën gati një super ofertë për yllin e Lacios
Milinkoviç-Saviç ka kërkuar kohë. Vendimi për të ardhmen e tij do të merret pas përfundimit të finale të Kupës së Botës, që startojnë në mesin e javës së ardhshme.
Sergej ndihet shumë mirë te Lacio, por kërkon më çdo kusht Champions League për t’i demonstruar të gjithë botës vlerën e tij reale. Juve është në presing dhe ka bërë hapin e parë me 70 milionë euro dhe Ruganin. Ofertë e refuzuar nga presidenti Lotito, që mendon se serbi vlen 150 milionë euro. Në këto kushte Juve po mendon një “plan B”.
Për të fituar konkurrencën Mançester Junajtid, Real Madrid dhe PSG, Juve po mendon të çojë në “Formello” një tjetër prej talenteve të saj. Bashkë me Ruganin mund të transferohen te Lacio edhe Pjaca e Mandragora, ky i fundit një mesfushor i parapëlqyer nga Simone Inzagi.
Ndërkohë që bardhezinjtë ëndërrojnë edhe për një rikthim të mundshëm të Pogbasë. Thirrja që bëri miku i tij Dibala ishte lëvizja e fundit për të tentuar francezin, që te Mançester fiton një shumë të rëndë për t’u përballuar nga Juve, 10 milionë euro në sezon. Trajneri Alegri synon një mesfushë ëndrrash me Milinkoviç e Pogba.
KOHA JONË SONDAZH

