Nadal i “pangopur”, fiton për herë të 11-të “Ronald Garros”

Nadal për të 11-tën herë në karrierën e tij ka bërë të vetin turneun francez “Roland Garros”. Spanjolli me këtë sukses qëndron numri 1 në rankimin botëror për Tenis, para Federer.

Nadal mposhti në finale austriakun Dominik Thiem në tre sete, me rezultatin 6-4; 6-3; 6-2, në një lojë që zgjati 2 orë e 44 minuta.

Në Paris, Nadal, përveçse vitit të kaluar, ka triumfuar nga viti 2005-2008 dhe nga 2010-2014. Duke mbledhur në total 17 tituj të Slam në karrierën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?