FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndeshja me Armeninë, Taulant Xhaka: Me çunat e Kombëtares, për në Tiranë

Pas shpalljes së listës anti-Armeni, kuqezinjtë kanë nisur udhëtimin prej ditës së sotme drejt kryeqytetit shqiptar, për të qenë në dispozicion të trajnerit Gianni De Biasi. Lojtarët kosovarë, Arlind Ajeti, Shkëlzen Gashi, Amir Abrashi, Naser Aliji e Taulant Xhaka, që luajnë në Zvicër, kanë postuar pasditen e sotme një foto në ambientet e aeroplanit që po i sillte drejt Tiranës për ndeshjen e Kombëtares sonë. Gashi shënoi edhe dy gola në fundjavë me Basel dhe kthehet në formë të shkëlqyer për të luajtur titullar ndaj Armenisë. Kuqezinjtë për një javë do të grumbullohen në Durrës, ku do të nisin përgatitjet e sfidën e katërt eliminatore me armenët që do të luhet në “Elbasan Arena” më 29 mars.  Të mërkurën trajneri Gianni De Biasi ka planifikuar edhe një miqësore testi për të parë gjendjen e lojtarëve që ka thirrur për ndeshjen me armenët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?