FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Real Madrid bën gati 150 milionë euro për “shpikjen” e Tares

Real Madrid po përgatit një goditje të madhe në merkato. Sipas mediave italiane, klubi merengues ka bërë gati ofertën e çmendur të 150 milionë eurove për të marrë mesfushorin serb të Lacios, Sergej Milionkovc-Savic.

Lojtari ka shumë admirues, në Serinë A dhe jashtë saj, në Spanjë dhe Angli, por skuadra e Real duket se ka vënë veton me këtë ofertë, që duket e pa rezistueshme. Nga ky transferim, Milinkovic-Savic do të përfitojë 6 milionë euro në sezon.

Drejtuesit e Real janë gati të plotësojnë kërkesën e presidentit të Lacios, Klaudio Lotito, ndaj kanë bërë ofertën marramendëse edhe pse asnjë drejtues nga klubi italian nuk e konfirmon këtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duket se për serbin ka nisur një ankand, me skuadrën “merengues” që duket në “pole” për ta marrë, duke mundur edhe konkurrencën e Juventusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?