Salah i përgjigjet Ramosit: Ai më bëri të qajë, tani më bën të qesh …
Ylli i Liverpulit, Mohamed Salah ka ironizuar Serxhio Ramos pas deklaratës së mbrojtësit spanjoll, se egjiptiani mund të kishte luajtur në finalen e Kievit, edhe pse kishte dhimbje:
Salah u largua nga fusha në lot gjatë muajit të kaluar, pasi u ndesh me kapitenin e Real Madridit, Ramos, në gjysmën e parë të humbjes 3-1 të Liverpulit. Mbrojtësi ka sugjeruar se Salah mund të kishte luajtur, në qoftë se do të kishte marrë injeksione, një pretendim që egjiptiani e gjen si mjaft qesharak.
Ai u shpreh për gazetën “Marca”: “Komenti im? Ai që më bëri të qaj, së pari, tani po më bën të qesh… Ndoshta ai, gjithashtu, mund të më tregojë nëse do të jem gati për Kupën e Botës. Kjo Është qesharake… Ai më dërgoi një mesazh, por kurrë nuk i thashë se ishte në rregull ndërhyrja e tij. Kur rashë në tokë kisha një përzierje të dhimbjeve fizike dhe shumë shqetësime.
Gjithashtu, zemërim dhe trishtim për të mos qenë në gjendje të vazhdoja të luaja finalen e Ligës së Kampionëve. Momente më vonë, gjithashtu, mendova për mundësinë që të mos luaja dot në Kupën e Botës. Ky ishte një mendim shkatërrues”.
Salah gjithashtu ka folur edhe për Kupën e Botës, teksa do të ketë në grup Rusinë dhe Arabinë Saudite.
“Është hera e parë në 28 vjet që jemi kualifikuar. Nuk ishte normale, sepse ne fituam Kupën Afrikane shtatë herë dhe ne ishim kampionë në 2006, 2008 dhe 2010. Ishte e zakonshme për të fituar Kupën e Afrikës, por nuk u kualifikuam për Kupën e Botës”, u shpreh Salah.
KOHA JONË SONDAZH

