Sampaoli i surprizën të gjithë me zëvendësuesin e Lanzinit në Kupën e Botës

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli nuk ka ndërmend të ndalet me surprizat e tij në Kupën e Botës. Pas dëmtimit të mesfushorit Lanzini u aludua se zëvendësuesi i tij do të ishte Mauro Ikardi, por strategu i njohur nuk mendon kështu.

Zëvendësuesi i tij do të jetë futbollisti i River Plejt, Enzo Perez. Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit e Argjentinës. Perez, 32 vjeç, është parë si një alternativë potente për të marrë një vend në kombëtare, megjithëse nuk dihet nëse një vend në formacion do të rezervohet për të.

Perez ka qenë pjesë e Argjentinës edhe në Botërorin e 2014. Ai ka luajtur më parë me Benfikën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultate imazhesh për lanzini enzo perez

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?