FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Saransk, misteri i qytetit që nuk e dashuron futbollin

Saransk, që ndodhet rreth 500 kilometra në jug të Moskës dhe është qyteti kryesor i republikës së Mordovias, është një nga zgjedhjet më të çuditshme të organizatorëve të Botërorit, duke parë peshën e papërfillshme të skuadrës së këtij vendi në futbollin rus.

Mordovia, në fakt, ka rënë së fundi në “Pfl”, që është kategoria e tretë e futbollit rus. Prania mesatare e tifozëve në shkallët e stadiumit është “stratosferike”, 1500 persona.

“Mordovia Arena” ka një kapacitet prej 45 mijë vendesh, ndodhet pak hapa larg qendrës elektrike të Saranskut, ku janë ndërtuar edhe shumë kisha ortodokse, që ende mbajnë emra të epikës sovjetike, si për shembull “Komunistiçeskaja” apo “Sovjetskaja”. Ky stadium do të presë katër ndeshje, të parën më 16 qershor, atë mes Perusë dhe Danimarkës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?