Siguroi ngjitjen në Seria A, Parma rrezikon të dënohet pas zbulimit të disa mesazheve

Ëndrra e Parmës për të luajtur sërish në Seria A mund të shuhet shumë shpejt. “Gazzetta dello Sport” në numrin e sotëm shkruan se ka nisur një hetim nga Prokuroria për ndeshjen Specia-Parma ngjiti Parmën në Serinë A.

Janë denoncuar disa mesazhe mes futbollistëve të verdhebluve dhe atyre të Specias, skuadër me të cilën u ndeshën në javën e fundit. Aktualisht po hetohet ndikimi i atyre mesazheve, ku lojtarët e Parmës Ceravolo dhe Calaio, u kërkojnë të mos impenjohen maksimalisht kolegëve të tyre te Spezia, Filipo De Col e Alberto Masi.

Aktualisht Prokuroria Federale ka marrë në pyetje të 4 futbollistët dhe drejtues të tjerë të klubeve, ndërsa tani po analizon me vëmendje se sa mund të ketë ndikuar biseda me mesazhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat italiane shkruajnë se klubi emilian rrezikon që të rikthehet sërish në Seria B, nëse vërtetohet se do të ketë mesazhe të dyshimta.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?