Spanja zbulon premion e çmendur për futbollistët nëse fitojnë Kupën e Botës
Tashmë jemi vetëm 4 ditë nga starti i Kupës së Botës që këtë verë do të zhvillohet në Rusi. Një ndër favoritët për të triumfuar gjatë kësaj vere është edhe Spanja.
Pothuajse të gjitha Federatat kanë përcaktuar premiot për lojtarët e tyre, dhe ekipet favorizuese për fitoren e Botërorit kanë përcaktuar edhe shpërblime me vlerë në rast të ndonjë suksesi. Shifra më e lartë që bie në sy është ajo e Spanjës.
Nëse Serxhio Ramos dhe shokët e tij do të jenë në gjendje për të ngritur në qiell trofeun e Botërorit në finalen e datës 15 korrik që do të luhet në Moskë, do të përfitonin në llogarinë e tyre një shifër aspak modeste prej 825,000 eurosh secili, një shifër shumë më e lartë se ajo e 600,000 eurosh që spanjollët fituan në Botërorin 2010 që u zhvillua në Afrikën e Jugut.
KOHA JONË SONDAZH

