FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tajson Furi tallet keq me shqiptarin në ring: Mund ta mbyllja duelin edhe për 10 sekonda me të

Boksieri britanik, Tajson Furi fitoi me lehtësi ndaj shqiptari Sefer Seferi, në një ndeshje që nuk kishte shumë histori.  Dueli i djeshëm tregoi menjëherë se shqiptari e kishte të vështirë të godiste kundërshtarin, duke parë edhe shtatlartësinë e tij.

Furi shpeshherë e ka vënë në lojë Seferin gjatë ndeshjes, madje duke bërë edhe disa lëvizje kërcimi në ring.

Boksieri shqiptar e ka parë të pamundur vazhdimin e duelit dhe ka zgjedhur të dorëhiqet në raundin e katërt. Në fundin e ndeshjes, Furi është shprehur: “Unë mund ta kisha hedhur kundërshtarin tim në raundin e parë, vetëm në 10 sekonda, nëse do të dëshiroja. Por kjo nuk do të më bënte më të mirë”, ka thënë kampioni britanik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?