Të përulur drejt kualifikimit historik, Gianni de Biasi çuditet me serbët
Shqipëria dëshiron të kualifikohet në finalet “Euro 2016”. Janë fjalët trajnerit kuqezi Gianni De Biasi, për mediat italiane, pas fitores 2-1 me Armeninë. – “Qëllimi ynë është që të mbetemi të përulur, për të vazhduar ëndrrën tonë të kualifikimit deri sa matematika nuk do të na tregojë të kundërtën. Kohët e fundit ka disa shenja pozitive që besoj se e afrojnë kombëtaren shqiptare drejt kualifikimit”. Trajneri de Biasi ka qenë në fokus të medieve italiane, mbi suksesin e fundit në stolin kuqezi, ku i është kushtuar rëndësi edhe faktit se një ditë para ndeshjes me Armeninë, ai mori edhe nënshtetësi shqiptare. Fitorja e fundit me Armeninë, e ka ngjitur ekipin tonë kombëtar në kuotën e 7 pikëve, aq sa ka edhe Danimarka e vendit të dytë. Përpjekjet e mëtejshme në ndeshjet e mbetura kualifikuese të këtyre dy ekipeve do të bëhen për të kapur Portugalinë që ka marrë kreun e grupit I, me 9 pikë, falë fitores së fundit 2-1, ndaj Serbisë. Shqipëria do të luajë ndeshjen e pestë zyrtare, pikërisht ndaj Danimarkës, por në transfertë, në fillim të muajit shtator. Në një grup shumë të ekuilibruar mund të peshojë humbja e vetme deri tani, (penalizmi 3-0, që i është Shqipërisë) kundër Serbisë , pas asaj nate të vështirë në Beograd. – “Unë nuk e di se pse e kemi humbur ndeshjen kundër Serbisë në tryezë, ndoshta sepse ne ia dolëm dhe shpëtuan. E konsideroj edhe tani një padrejtësi të madhe. Nuk i kuptoj pse bënë kaq shumë përpjekje, sepse në nivel teknik, ata kanë ekipin më të fortë në grup.” Në mbyllje, ish-trajneri i Torinos dhe Brescia në Seria A, flet edhe mbi stuhinë që ekziston përreth teknikut italian Antonio Conte dhe të gjithë mjedisin e kombëtares italiane, pas barazimit të fundit 2-2 me Bullgarinë, në ndeshjen kualifikuese. – “Unë besoj se kundër kombëtares italiane, gjithmonë do të ketë polemika. Conte po përballet me presionin që ata kanë vuajtur gjithmonë.” Asgjë e re për ecurinë e Italisë, sipas Gianni De Biasi, për të cilin thotë se si gjithnjë do të luftojë deri në fund për të siguruar një vend në fazën finale të Kampionatit Europian.

