FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri i Armenisë, Challandes: Nuk jemi nga ato ekipe që i fitojnë ndeshjet 1-0

Pas humbjes  2-1 me Shqipërinë në “Elbasan Arena”, në ndeshjen kualifikuese “Euro 2016”, trajneri i Armenisë,  Bernard Challandes thotë se skuadra e tij luajti shumë mirë, por vetëm në pjesën e parë. Ai tha më tej se Shqipëria e dominoi lojën në pjesën e dytë dhe shënoi dy herë prej presionit të lartë që krijoi në fushë. – “Ne luajtëm mjaft mirë në pjesën e parë dhe shënuam madje shumë shpejt, por në pjesën e dytë, Shqipëria u shfaq më mirë se ne. U thashë lojtarëve pas pjesës së parë të ndeshjes, se duhet të shënonin edhe një gol për ta fituar takimin. Ne nuk jemi nga ato skuadra që mund t’i fitojmë ndeshjen me rezultatin 1-0,” – theksoi Challandes për UEFA-n, pas humbjes.  Trajneri zviceran shtoi më tej se shanset për të shënuar dhe për t’i dhënë fitoren Armenisë ishin deri në minutën e 70‘, por kur Hovhannes Hambardzumyan mori kartonin e dytë të verdhë, Shqipëria në superioritet numerik në fushë ia doli të përmbyste shifrat dhe të merrte tre pikët. Pas kësaj humbje, mediat armene raportojnë se trajnerit zviceran i duhet votëbesimi për të vijuar karrierën deri në fund të eliminatoreve me kombëtaren e Armenisë.        

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?