Home KRYESORE Statusi i sot...

Statusi i sotëm i Evi Kokalarit si një formë presioni mbi ambasadoren amerikane Yuri Kim?!

2969
0

Nga Daniel Muçaku-

Nga fronti i PD-së vjen edhe kjo deklaratë e pazakontë. Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane deklaron se njerëz pranë kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha, kanë kërcënuar qytetarët me bllokim të vizës amerikane.  

Në foto: Ambasadorja Yuri Kim dhe Evi Kokalari (djathtas)

Postimi e Evi Kokalarit:

“Kërkoj individë që janë gati të japin deklaratë në të shkruar dhe mundësisht të noterizuar, që grupi i Bashës i ka kërcënuar me ambasadën Amerikane dhe me bllokim vize në të ardhmen. Kjo është çështje shumë serioze. Ju lutem, nëse njihni dikë që vërtet kjo i ka ndodhur dhe është gati ta deklaroj me shkrim, më kontaktoni privatisht. Faleminderit”.

Tani lindin disa pyetje nga ky status i Kokalarit. Nëse statusi është bërë si shqetsim se pse përdoret emri i ambasadës amerikane nga Lulzim Basha në luftën me Berishën, ky mbetet shqetsim i drejtë dhe legjitim. Bile duhet paditur në prokurori.

Nëse statusi hedh tymnajë mbi Bashën për të goditur ambasadoren amerikane Yuri Kim e cila po suporton Lulzim Bashën, kjo ka nevojë prapë për hetim, por në invers.

Por si status është i padëgjuar ndonjëherë dhe përbën lajm, natyrisht.

Nëse vazhdojmë me logjiken e “avokatit të djallit” del se ata që mund të marrin vizë amerikane janë kryesisht deputetë të PD-së apo anëtarë kryesie ose në rastin më të fundit kryetarë të PD-së nëpër rrethe, pasi pjesa tjetër zor se ka fatin të marrë vizë amerikane. Pra sipas Kokalarit ambasada e keqpërdorur nga Lulzim Basha po bën presion që kush mbështet ish-kryeministrin Berisha në këtë betejë politike për jetë a vdekje, nuk do të marrë vizë amerikane!

Kjo duket pa sens pasi ambasada amerikane në Tiranë dhe kudo ambasadë amerikane në planet zor se guxon të aplikojë metoda të tilla, pasi nuk ka logjikë sepse kjo do ti shkaktonte telashe në Uashington ambasadorit amerikan.

Dhe pyetja tjetër lind nga statusi i Kokalarit, e cila është një grua e zonja dhe e njohur  tashmë në arenën politike shqiptare. Si ka mundësi që Basha paska përdorur emrin e ambasadores që “të jap ose jo vizë”?! Kjo nuk mund të ndodhë, sepse kompremton gjithçka, edhe Lulzim Bashën, por edhe ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Nëse Evi Kokalari ka gjetur ose gjen një fakt në këtë drejtim, pra në raport me statusin e saj, ky do të jetë skandal i madh politik, por edhe diplomatik.

Ambasadorja amerikane duket hapur se është me Lulzim Bashën në këtë përplasje politike me ish-kryeministrin Berisha. Dhe e ka shpjegimin, sepse ajo është ambasadore fuqiplotë e SHBA në Shqipëri dhe zbaton vendimet e Presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

Kokalari me sa duket ka dashur të ndalojë vrullin e ambasadores amerikane në ditët në vazhdim, sepse situata nuk duket optimiste për Lulzim Bashën. Ish-lideri demokrat Berisha po mbledhë me shumë se gjysmën e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD dhe do ta rrëzojë Bashën si kryetar PD-ja, me Kuvend me votë.

Gjasat janë se brenda muajit nentor Berisha hyn në selinë e PD-së si kryetar, shoqeruar nga mijëra demokratë, duke rrëzuar murin e policisë së shtetit që do të mbështesë Bashën.

Kjo do të sjellë pështjellim të madh politik në vend, sepse po planifikohet nga Berisha dhe stafi i tij që në dhjetor të fillojnë protestat pa kthim për rrëzimin e kryeministrit Rama e ku mendohet se do ketë mbi 100 mijë veta në Bulevard.

Ky është rreziku për qeverinë e kryeministrit Rama e jo Basha!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit