Home Aktualitet Taulant Balla...

Taulant Balla: Do të rrëzojmë çdo propozim që mban firmën e Sali Berishës

132
0

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka komentuar rrëzimin e mocionit të depozituar në Kuvend nga Sali Berisha një grup deputetësh për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë. Balla bëri të qartë se PS do rrëzojë çdo kërkesë të bërë nga një ”non-grata”.

“Lidhur me një vendimarrje të Kuvendit të Shqipërisë që lidhej me një kërkese të disa deputetëve dhe nuk lidhej me qëndrimin tonë të qartë të palëkundur dënues ndaj masakrës dhe gjenocidit në Srebrenicë.

Kemi marrë vendimin të rrëzojmë çdo propozim që mban firmën e Berishës. Ai është i shpallur ”non-grata” për vepra të mëdha korruptive, minim të demokracisë, sa herë të depozitohen kërkesa e propozime që mbajnë firmën e tij do rrëzohen.

Ky do të jetë gjithmonë, një qëndrim i qartë, i kemi mbajtur të gjitha qëndrimet për këtë çështje. Kuvendi sot ka rrëzuar një kërkesë i nga një deputet i shpallur ”non-grata” që s’ka të bëjë me përmbajtjen por me emrin e tij”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit