Home Aktualitet Të rinjtë në ...

Të rinjtë në Majën e Dejës, kryebashkiaku: Ka një vlerë të jashtëzakonshme historike për Matin

104
0

Kreu i bashkisë së Matit, Agron Malaj ka promovuar përmes një postimi në facebook, aventurën e disa të rinjëve në Majën e Dejës, ku thotë se ka një vlerë të jashtëzakonshme historike për Matin.

“Në lindje të Dejës gjendet vendi i kishës së Shën Trinisë, ku është zbuluar dokumenti më i vjetër i shkruar në gjuhën shqipe, formula e pagëzimit (8 Nëntor 1462) e gjithashtu dhe kalaja e Skënderbeut (Stelushit)”.

Postimi i plotë

Të rinjtë eksplorues të Matit në Majën e Dejës. Kjo mrekulli natyrore që ndodhet në Bashkinë e Matit, është përfshirë së fundmi në fondin e zonave të mbrojtuara.

Përveç bukurive mahnitëse që përshkojnë të dy anët e rrugës Burgajet-Derjan-Macukull, Maja e Dejës ka një vlerë të jashtëzakonshme historike për Matin.

Në lindje të Dejës gjendet vendi i kishës së Shën Trinisë, ku është zbuluar dokumenti më i vjetër i shkruar në gjuhën shqipe, formula e pagëzimit (8 Nëntor 1462) e gjithashtu dhe kalaja e Skënderbeut (Stelushit).

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit