Home Rajoni Thirrja nga N...

Thirrja nga Naim Tërnava: Ndërkombëtarët të shohin Kosovën, ç’tensionimi bëhet me dialog

6
0

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava foli për sigurinë në vend dhe tensionet që vazhdojnë prej javësh në komunat veriore me shumicë serbe. Tërnava i bëri thirrje si qeverisë së Kosovës, ashtu edhe bashkësisë ndërkombëtare të angazhohen më shumë për qetësimin e gjendjes përmes dialogut.

“Qeveria dhe ndërkombëtarët të bëjnë më shumë duhet të kontribuojnë edhe më shumë, në të gjitha mundësitë e tyre në ç’tensionim të situatës dhe uljen e tensioneve.. Gjendja e sigurisë në vendin tonë nuk është e qëndrueshme sa dhe si duhet. Prej muajsh në veri kemi tensionim të gjendjes. Të gjitha problemet duhet të zgjidhen përmes dialogut, larg nga përdorimi i dhunës”, tha Tërnava.

Po ashtu Tërnava përmendi edhe harmoninë brenda familjes si thelbin e një shoqërie të shëndoshë, ndërsa theksoi rëndësinë e vizitës në Qabe, duke e përshkruar si një detyrim për të ata që e kanë mundësinë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit