Home KRYESORE Tirana-Dinamo...

Tirana-Dinamo plot 210 minuta lojë dhe 20 penallti! Kualifikohet Dinamo

275
0

Pas një ndeshje që zgjati plot 210 minuta, Dinamo kalon në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Edhe pse u mundën 2-0 nga Tirana, janë Blutë që kalojnë më tej falë gjuajtjes së penalltive, pasi kishin fituar takimin e parë po 2-0. Ndërkohë shtesa nuk prodhoi asnjë gol.

Sfida është zhbllokuar në minutën e 35-të. Pas një harkimi nga e majta të Seferit, topi shkon te Gjumsi në shtyllën e dytë dhe pasi ai kontrollon topin, lëshon një gjuajtje të pakapshme për Bakajn. Pjesa e parë mbyllet 1-0.

Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 76-të, Hoti në zonë pengohet nga portieri Bakaj dhe gjyqtari nuk heziton duke bërë shenjë nga pika e bardhë. Limaj godet saktë dhe 2-0. Në shtesë nuk ndodhi gjë dhe skuadra iu drejtuan penalltive. Pas 10 ekzekutimeve për secilën skuadër, Dinamo fiton 8-7 nga pika e bardhë dhe kalon më tej./bw/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit