Home Bota Tornado në qy...

Tornado në qytetin gjerman, lëndohen disa persona

56
0

Disa persona kanë mbetur të lënduar pasi qyteti gjerman i Kiel-it u godit nga një tornado të mërkurën.  Sipas asaj që bënë të ditur autoritetet, katër nga personat e lënduar kanë marrë plagë serioze.

Shërbimi zjarrfikës i qytetit njoftoi se dhjetëra punonjës janë përfshirë në operacion për të shpëtuar një grup personash që ishin duke lundruar në momentin që tornadoja u përhap përgjatë bregut të Detit Baltik.

Pamje të publikuara në mediat sociale tregojnë materiale që ngrihen në ajër nga  rrymat e krijuara prej tornados.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA duke cituar një zyrtar të agjencisë kombëtare të motit në vend tha se torndaoja nuk ishte shumë i fuqishëm, por mund të kishte shkaktuar më shumë dëme nëse do të kishte prekur qendrën e qytetit.

Në Gjermani regjistrohen nga 20 deri në 60 tornado çdo vit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit