Home Sporti Verstappen i ...

Verstappen i pandalshëm, triumfon edhe në “shtëpinë e Ferrarit”

91
0

Max Verstasppen me Red Bull fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Italisë në Formula 1, zhvilluar në pistën e Monza. Ky është suksesi i 11-të sezonal për pilotin holandez, i pesti radhazi.

Gara e sotme u mbyll nën regjimin e makinës së sigurisë, e cila hyri në pistë 5 xhiro nga fundi, pas aksidentit të Daniel Ricciardo. Pista nuk u bë gati dhe në finish mbërriti e para makina e sigurisë e pas saj të gjithë pilotët.

Verstappen edhe pse e nisi garën nga vendi i shtatë, ai arriti të rikuperojë në pistë, ndërkohë që përfitoi edhe nga një strategji ndryshe e Ferrari me Charles Leclerc.

Në podium u ngjit edhe britaniku i Mercedes, George Russell, duke lënë pas Carlos Sainz (Ferrari), Lewis Hamilton (Mercedes) e Sergio Perez (Red Bull).

Image

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit