Home ShowBiz VIDEO/ &#8221...

VIDEO/ ”Çfarë është Prekazi?”, ish-deputeti Milaim Zeka shpërthen ndaj Olta Gixharit

181
0

“Big Brother VIP Albania 2” ka bërë që shqiptarët nga mbarë bota t’i dërgojnë banorëve mesazhe e dhurata përmes një aplikacioni online të quajtur “Big love”. Një kurorë i është dërguar Luizit edhe nga një prej anëtarëve të familjes Jashari. Bëhet fjalë për Hamëz Jasharin, djalin e Bekim Jasharit, i cili i ka dërguar edhe një mesazh ku shkruhet “Të përshëndes nga Prekazi Heroik i Adem Jasharit”.

Reagimi i Oltës ra menjëherë në sy, pasi pyeti “Çfarë është Prekazi?”. Kjo deklaratë e saj u komentua shumë dhe ngjalli reagime në internet. Këtë e ka komentuar edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka. Në një postim të shpërndarë në Facebook, Zeka u shpreh i zhgënjyer nga kjo deklaratë e Gixharit.

“Imagjinoni kush quhet VIP tek ne shqiptarët? Olta nuk e di as kush është Prekazi, as familja Jashari. Nuk ka televizion botëror që nuk ka transmetuar kronika nga tragjedia e Prekazit më 5,6,7 mars 1998. Burrat më të mëdhenj të botës e kanë vizituar këtë vend të shenjtë. A kjo VIP-i?”, ka shkruar Zeka.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Koha Jonë (@gazetakohajone)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit