Home Bota VIDEO LIVE/ M...

VIDEO LIVE/ Mbretëresha në udhëtimin e saj të fundit

208
0

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeta II, lëvizi ngadalë nga Kështjella Balmoral ku ndërroi jetë të enjten në moshën 96-vjeçare pas 70 viteve në fron, nëpër qytete e qyteza drejt Edinburgut, në udhëtimin e saj të fundit.

Autokolona do të përshkojë mbi 175 milje dhe do të kalojë në lokalitete me të cilat monarkja kishte shumë lidhje, ose kishin për të një domethënie simbolike, për shkak të asaj që ka bërë për t’i dhënë formë Skocisë moderne.

Bëhet fjalë për qytete dhe fshatra si Aberden dhe Dandi, ku ajo ka hapur spitale, ka përuruar biznese dhe është takuar me studentë dhe simpatizantë. Persona të shumtë janë vendosur përgjatë itinerarit për t’i dhënë asaj lamturmirën.

Në përfundim të rrugëtimit, arkivoli mbretëror do të ndalet në Rezidencën Mbretërore që ndodhet përballë Parlamentit skocez.

Ditën e martë ai do të mbërrijë në Londër dhe do të qëndrojë në Uestminster Holl, ndërkohë që ceremonia mortore do të mbahet në Uestminster Abej, të hënën më 19 shtator, kur dhe do të përcillet për në banesën e fundit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit