Home POLITIKE “Vipat e mi j...

“Vipat e mi janë fëmijët dhe qytetarët”, Këlliçi takon banorët e Shkozës: Unë nuk i ndaj qytetarët

82
0

Vijon fushata në terren. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi zhvilloi këtë të mërkurë një takim me qytetarë të zonës së Shkozës. Në takim me banorët e Shkozës, Këlliçi tregoi rastin e një qytetari, të cilit i ishte shembur shtëpia nga bashkia e Tiranës, e jo vetëm që nuk është dëmshpërblyer, por i është vendosur dhe një gjobë nga IMT.

Këlliçi premtoi se pas 14 majit, prona e qytetarit nuk do të preket. “Një qytetari të Tiranës, i shembet shtëpia, kërkon të drejtën e vet, kërkon ndihmë në Bashkinë e Tiranës dhe përgjigja që i vjen është që ty nuk të është shembur shtëpia dhe do të fus dhe 8 milionë lekë gjobë. Ndërkohë që është në rrugë! Unë ju jap fjalën që banesa e asnjë qytetari nuk do të preket pas 14 majit nga Belind Këlliçi. Prona është e shenjtë, unë jam i djathtë, unë besoj te prona, te kombi, te familja, padiskutim prona është në themelin e shoqërisë sonë. Ju ato shtëpi që keni, i keni kursimet e një jete”,-tha Këlliçi.

Teksa bashkëbisedonte me qindra banorë të Shkozës, Belind Këlliçi pati një ftesë edhe për socialistët, që mund të votojnë Erion Veliajn. “Ku janë socialistët e Njësisë. Nr.1, këta që duan të votojnë Erion Veliajn. A ka mundësi të vijnë këtu me ne, të debatojmë, çfarë u ka bërë këto 8 vjet bashkia. Çfarë kanë përfituar nga bashkia në këto 8 vjet, nëse kanë të drejtë, patjetër t’i dëgjojmë, jemi vëllezër e motra. Ju jap fjalën…, e di që ju ka marrë lekët, e di që ju ka marrë taksat dhe nuk u ka bërë asgjë se flet vet rruga, flasin vet pamjet, flet vet situata juaj. Unë jam një djal i ri dhe i përkas një gjenerate tjetër, i përkas një brezi të ri, unë nuk i ndaj qytetarët në të djathtë e të majtë në demokratë e socialistë, në qytetarë me parti e pa parti. Ne jemi shqiptarë, ne jemi banorë të Tiranës, dhe kudo banorët e Tiranës, në çdo njësi, në qytet e në fshat, duhet të marrin shërbime të barabarta”,-u shpreh kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës.

Nga Shkoza, Belind Këlliçi u bëri përsëri thirrje qytetarëve të refuzojnë shitjen e votës, pasi me atë votë vendoset e ardhmja e qytetarëve për katër vitet e ardhshme. Përdorimit të artistëve për qëllime elektorale nga Erion Veliaj, Belind Këlliçi i është përgjigjur me ironi, duke u shprehur se “Vipat e mi janë fëmijët dhe qytetarët e Tiranës”.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Belind Këlliçi premtoi vëmendje dhe mbështetje për ta, duke nisur nga dëmshpërblimi për pronat e deri te ndërtimi i rrugëve, kopshteve, çerdheve, ujësjellësave etj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit